Mikele ia mori për vallëzim, nis përplasja me Ritvanën për Argjendin
September 14, 2021Në puntatën e djeshme në formatin e dashurisë “Për’puthen”, moderatorja Bora Zemani lexoi pyetjet e publikut për Mikelën, ku dikush i kërkonte kësaj të fundit që të bënte zgjedhjen e saj – një ndër djemtë për të kërcyer me të.
E vënë në mes të zgjedhjes ajo preferoi që të ishte Argjendi ai që do të ishte partneri i saj në kërcim, por kjo gjë siç duket nuk i ka pëlqyer aspak Ritvanës e cila ka dalë në takimin e parë me të.
Kërcimi mes Mikelës dhe Argjendit ka sjellë përplasjet dhe debatet e para të gocave të reja në “Për’Puthen”.
Ritvana madje i kërkoi llogari edhe Argjendit pasi sipas saj nuk është normale që ai ka kërcyer me një person tjetër kur asaj i ka kërkuar një takim të dytë.
Nga ana tjetër, konkurrenti është shprehur se i duket një gjë mjaft normale duke qenë se është akoma fillimi dhe nuk i njeh shumë vajzat e programit.
Ritvana: Të duket normale që të kërcesh me një person tjetër? Kur ti më ke kërkuar një takim të dytë dhe kemi dalë në një takim?
Argjendi: Po më duket shumë normale sepse unë aq ju njoh.
Ritvana: Aaaa ok, në rregull.
revista.one/