“Karma”, kënga e re e Dafina Zeqirit publikohet në Spotify

“Karma”, kënga e re e Dafina Zeqirit publikohet në Spotify

September 14, 2021 0

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar këngën “Karma”, e cila u lansua fillimisht në platformën Spotify. Klnga është realizuar edhe me videoklip që pritet të dalë së shpejti.

Përmes disa fotografive në Instagram, ku Dafina shihet pranë të dashurit DJ Geek, ka njoftuar se kënga tashmë është publikuar.

“Psst… kënga ime e re Karma është publikuar…tregoi mikut”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë albumi “Dafinë moj” mund të para-porositet, dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e tij do të dhurohen për Shoqatën e Autizimt të Kosovës.

E veçanta e këtij albumi është se Dafina do të sjellë një këngë edhe me nënën e saj, Melihate Zeqirin.

revista.one/