Nga dita e sotme, BE njeh certifikatën dixhitale të Covid që lëshon Shqipëria
September 15, 2021Prej ditës së sotme hyn në fuqi vendimi qe e lidh Shqipërinë me sistemin europian dhe certifikatat e Covidit që ai do të lëshojë, duke u pranuar në BE me të njëjtat kushte si pasaportat digjitale të bllokut.
Lëvizja vjen në kohën kur situata e pandemisë po njeh një përkeqësim të ri në pjesë të ndryshme të Europës. Shtatë vendime të reja u morën lidhur me certifikatat e Covid të lëshuara nga Shqipëria, Andorra, ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku e Panamaja.
Këto shtete e territore, thuhej në njoftimin e bllokut, kanë pranuar në të njëjtën kohë të certifikatën digjitale të BE-së për udhëtim drejt tyre nga vendet e unionit.
Në të njëjtën kohë, shtetet kanë rënë dakord të pranojnë certifikatën digjitale të BE ndaj Covid për të udhëtuar nga BE drejt shteteve të tyre.
Komisioneri i Drejtësisë, Didier Reynders tha se qytetarët mund të shijojnë lëvizjen e lirë dhe u bëri thirrje shumë vendeve të tjera të BE që t’i bashkohen këtij sistemi.
“Gjatë verës, ne kemi parë që qytetarët janë të aftë për të udhëtuar të sigurtë falë certifikatës digjitale europiane ndaj Coived. Është një situatë fitoreje: qytetarët mund të shijojnë të drejtën e lëvizjes së lirë dhe bizneset si dhe sektori i trasnportit mund të fillojë të lulëzojë sërish pas humbjeve të muajve të kaluar. Unë mirëpres më shumë shtete jashtë BE që po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm.”, tha ai.
revista.one