(VIDEO) Zbulohet konkurrentja e dytë e “Big Brother Albania VIP”

(VIDEO) Zbulohet konkurrentja e dytë e “Big Brother Albania VIP”

September 15, 2021 0

Edhe pak javë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother Albania VIP”, pas ndërprerjes 4-vjeçare të programit. Ashtu sikurse u paralajmërua më herët nga moderatorja Arbana Osmani, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, do zbulohen pak nga pak edhe konkurrentët.

Faqja zyrtare, ka postuar pak minuta më parë videon e radhës, ku shfaqet një vajzë e veshur mjaft elegante. Ajo është me kurriz dhe nuk i vihet re fytyra.

Megjithatë, në media përflitet se mund të jetë këngëtarja, Semi Jaupaj.

Semi ka marrë pjesë në spektaklin “Star Academy”, në “Top Fest” dhe “Festivalin e RTSH-së”. Në vitin 2014-të ka qenë finaliste në “The Voice of Albania”.

revista.one/