Shkendije Mujaj: Humba kohën me muzikën, ishte “haram” çfarë fitova, ja këshilla ime për vajzat

Shkendije Mujaj: Humba kohën me muzikën, ishte “haram” çfarë fitova, ja këshilla ime për vajzat

September 18, 2021 0

U paraqit si një nga femrat që nuk njeh tabu, për vite të tëra realizoi projekte të cilat ishin atraksion në botën e skenës muzikore. U përfol shumë e shumë, saqë në një moment ajo vendosi të mbulohet. Shkëndije Mujaj vjen në këtë intervistë ku tregon arsyet pse u mbulua, rrugën e Zotit të cilën po e ndjek dhe arsyet e tërheqjes nga muzika.

U bë një kohë që nuk ke publikuar ndonjë projekt të ri, do të thotë kjo që je tërhequr nga muzika?

Shumë e vërtetë është se jam larguar nga muzika, të paktën me stilin që kisha.

Çfarë përfitove dhe çfarë humbe nga karriera muzikore që kur ke filluar?

Fitova shumë gjëra materiale, të cilat ashtu siç erdhën shpejt edhe ikën shpejt, pare pa pikë bereqeti (haram). E humba kohën duke jetuar pa shijen e Imanit, kënaqësi që nuk të kërkon asgjë përveç bindjes ndaj Zotit. Thjesht njoha shumëkënd por jo atë që më krijoi.

E ke përjetuar rëndë humbjen e nënës; sa mundesh me e gjet veten tani dhe si është jeta jote?

Po i dashuri im Allahu xh.sh. e mori nënën time të bukur, që më solli në këtë botë dhe akoma e ndjej dhimbjen, mungesën, malli vjen e shtohet, por unë nuk mund të kuptoj të tjerët që e lëshojnë në dhe nënën, babain, motrën, vëllaun, duke mos i shtruar vetes pyetjet ‘ku shkoi?’ dhe ‘a ka nevojë t’i ndihmojë diçka?’. Vazhdojnë jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ajo më rri para syve; kur e pashë nënën time të ngrirë dhe të ftohtë, u binda se caktimi i Allahut do të ndodhë pamëshirshëm dhimbjes sime. Por unë e dua Allahun edhe më shumë, i lutem me kënaqësi ta mëshirojë nënën time dhe të na ribashkojë në xhenet inshallah.

Mendon se je e gatshme të bëhesh nënë dhe të krijosh familje pavarësisht asaj që e mban fshehur hermetikisht jetën private?
Unë jam e gatshme të pranoj çfarë vjen nga Allahu, ai është planifikuesi im.

Ka pak kohë që ke vendosur ferexhe; çfarë do të thotë kjo?

Mbulesa ime është biznes me Allahun.

Mbështetësit dhe fansat nuk do kenë mundësi të shohin videoklipe sensuale nga Shkëndija?

Ndjekësit e mi do kenë shansin të njohin të vërtetën inshallah. Do mundohem t’u paraqes realitetin.

Porosia juaj për femrat, qoftë të famshme apo jo…

Porosia ime për të gjitha femrat është: feja islame nuk erdhi të na vështirësojë jetën neve, por të na lehtësojë, se çdo gjë çfarë është urdhëruar nga Allahu është për të mirën tonë pavarësisht se ne nuk e kuptojmë fillimisht. Kur unë pata dalë para 10 viteve me deklaratën që i arrita format e mia përmes sportit, askush nuk më besoi. Pastaj e provuan dhe u bindën. Tani e kam edhe një mesazh: provojeni vetë. #Namazchallenge; nëse nuk do gjesh lumturinë që je duke kërkuar ndër vite, eja më kërko mua. E provuar dhe aprovuar 1 milion për qind, garantoj. \gazeta shqiptare\.

revista.one/