(VIDEO) Dhunuan një vajzë në mes të rrugës në Pejë, arrestohen në flagrancë gruaja dhe djali

(VIDEO) Dhunuan një vajzë në mes të rrugës në Pejë, arrestohen në flagrancë gruaja dhe djali

September 18, 2021 0

Një grua dhe një djalë kanë rrahur brutalisht një vajzë të re në mes të qytetit të Pejës.

Ata janë arrestuar në flagrancë gjatë momentit kur po kryenin dhunën.

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka thënë se dy persona janë arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim.

“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, Ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

revista.one