Akrobati bën ‘çmendurinë’, ecën 600 m në litar të lidhur tek Kulla Eifel

Akrobati bën ‘çmendurinë’, ecën 600 m në litar të lidhur tek Kulla Eifel

September 19, 2021 0

Një i ri francez mahniti turmat në qendër të Parisit duke ecur 600 metra në një litar midis Kullës Eifel dhe Sheshit Trocadero. Nathan Paulin, një akrobat i famshëm për të ecurën mbi litar, zhvilloi sfidën në një litar vetëm 2.5 cm të gjerë.

27-vjeçari dhuroi një shfaqje spektakolare, pasi eci përgjatë litarit të lidhur në Kullën e Eifelit, në një lartësi prej 70 metrash.

Akrobati, i cili ishte i lidhur me një litar sigurie, eci zbathur rreth 30 minuta mbi litar, si pjesë e një shfaqjeje akrobatike për të nisur Olimpiadën Kulturore në Paris, sipas Agence France-Presse.

“Unë kisha menduar shumë për këtë dhe ishte mirë të isha atje. Nuk ishte e lehtë të ecja 600 metra, të përqendrohesha, me gjithçka përreth, presionin. Nuk ishte aq e lehtë sa mendoja, por gjithsesi ishte e bukur. Jam i lumtur që e kam arritur dhe që isha në gjendje të ndaj me të gjithë. ”

Paulin e bëri rrugën – me shumë kujdes -dhe u ndal disa herë për të kryer disa akrobacira për turmat.
“Ishte e vështirë të instaloje këtë linjë sepse teknikisht është e komplikuar për sa i përket lejeve. Ishte më stresuese për mua për shkak të turmës, sepse kishte shumë njerëz. Por kushtet ishin goxha të mira dhe ishte shumë e bukur. Nuk kishte probleme me motin, ishte mirë”.

Paulin e përshkroi përvojën si “një ëndërr”.

revista.one/