Këngëtarja shqiptare bën ndërhyrjen kirurgjikale në të pasmet, e zhveshur para kamerave

Këngëtarja shqiptare bën ndërhyrjen kirurgjikale në të pasmet, e zhveshur para kamerave

September 19, 2021 0

Këngëtarja Linda Halimi është e fiksuar për të pasur format perfekte trupore.

Madje, ‘fiksimi’ i saj ka arritur deri në atë pikë, saqë Linda ka vendosur të bëjë ndërhyrjen e parë kirurgjikale, për të përmirësuar pamjen e saj.

Ashtu si dhe e kishte bërë me dije më herët, Linda ka zhvilluar një ndërhyrje kirurgjikale te të paskem e saj.

Gjatë procedurës, këngëtarja ka realizuar shumë video në InstaStory për të sqaruar ndjekësit e saj dhe për të qenë sa më e hapur me ta.

Lindita i është nënshtruar operacionit të quajtur BBL, e cila është një procedurë që heq yndyrën e tepërt nga barku, ijet ose kofshët duke përdorur liposuksion. Kirurgu e transferon këtë yndyrë në vithe për më shumë volum.

I gjithë ky operacion ka shkuar mirë dhe ka qenë vetë këngëtarja e cila ka treguar se gjatë ndërhyrjes nuk ka patur dhimbje.

Pyetjet ishin të shumta rreth asaj se çfarë është, a kishte frikë për ta bërë e po ashtu edhe për çmimin.

“Çfarë ke bërë operacion?”, ka qenë pyetja e parashtruar.

“Sculpt 360+BBL”, u përgjigj ylli me prejardhje nga Vitia.

“Nuk kam pasur aspak frikë deri në momentin kur jam shtrirë në tavolinën e operimit. Aty pastaj filluan dridhje të tmerrshme të trupit por çdo gjë ka kaluar me qetësi dhe lezet. Në momentin që jam pirë nuk kam ndjerë asgjë më, në fakt orën e fundit kam fjetur dhe vetëm kur jam zgjuar e kuptova se çfarë ndodhi”.

Linda mes shumë rrëfimeve ka zbuluar edhe atë se sa kushton për të bërë një ndërhyrje të tillë, meqenëse ishin kureshtarë fansat.

“Këtu kushon 9600 dollarë deri në 14 mijë dollarë, varet në cilën klinikë shkon”, thotë më tej ajo.

revista.one/