Aksident i trefishtë në Thumanë, dy shoferë përfundojnë tek Trauma
September 20, 2021Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë.
BMW’ e drejtuar nga 22-vjeçari Andi Mirdita, me shpejtësi të lartë ka kryer një parakalim të gabuar.
Ai ka përplasur dy mjete të tjera, Benz-in e drejtuar nga 61-vjeçarin Bashkim Qira dhe ‘Volkswageni’ i drejtuar nga Kristina Allko.
Dy shoferët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë teksa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën kurse shoferja tjetër qëndroi në vendngjarje.
Policia: Informacion paraprak
Më datë 19.09.2021, rreth orës 18:00, në Thumanë, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë e përplasjes janë lënduar shtetasit A. M., dhe B. Sh., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
revista.one/