Fifi sjell një pjesë të këngës “Ma more” që pritet të dalë së shpejti

Fifi sjell një pjesë të këngës “Ma more” që pritet të dalë së shpejti

September 19, 2021 0

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta-Raçi-Fifi, ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram.

Ajo madje për fansat ka publikuar edhe një pjesë të projektit që tregon se ka të bëjë me dashurinë.

“Po vjen më shpejt se sa mendoni. Ma more”, ka shkruar artistja e njohur.

Kjo vjen pas këngës “Fiksim” që e solli në maj në bashkëpunim me Brunon, me të cilën po ashtu u prezantuan në “Kënga Magjike 2021”.

Projekti deri më tani ka grumbulluar mbi 11 milionë klikime.

revista.one/