Shqiptari me kokë të prerë në Spanjë, mafia inskenon aksidentin

Shqiptari me kokë të prerë në Spanjë, mafia inskenon aksidentin

March 19, 2021 0

Një aksident i frikshëm i ka marrë jetën një 24 vjeçari shqiptar dhe shokut të tij rumun në Spanjë.

Ngjarja ndodhi në dalje të Los Narejos drejt Kartagjenës dhe në aksident u përfshinë 2 makina, ndërkohë që i plagosur ka mbetur një 33 vjeçar tjetër shqiptar.

Të dy viktimat u gjetën në mes të rrugës të zhveshur, ndërkohë që njërit prej tyre i është prerë koka, ndaj autoritetet po hetojnë nëse kjo ngjarje ka të bëjë me krimin e organizuar.

Identitetet e shqiptarëve nuk bëhen të ditur, ndërkohë që pritet përgjigja e autopsisë për të zbuluar shkakun e vdekjes së dy të rinjve.

/revista.one/