Gjendet Kozaku, e kishte rrëmbyer grupi i një reperi kundërshtar (VIDEO)

Gjendet Kozaku, e kishte rrëmbyer grupi i një reperi kundërshtar (VIDEO)

September 23, 2021 0

Policia e Tiranës reagon pas denoncimit të familjarëve të Kozak Braçi për rrëmbimin e këtij të fundit.

Policia njofton se Kozak, i njohur si “mbreti” i Instagramit, është gjetur dhe po shoqërohet në Komisariat për t’u pyetur mbi ngjarjen.

Sqarim i Policisë së Tiranës:

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se:

Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Denoncimi

Kanë qenë familjarët e Kozak, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij. Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit dhe vënies së policisë në lëvizje, në rrjetin social “Tik Tok” po qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.

Kozak është marrë nga shokët e një reperi kundërshtar, që ai e shante në rrjetet sociale. Ai është futur me forcë në makinën e tyre, sapo ka zbritur nga një taksi. Ndërkohë, pas dy orësh kërkime, policia e ka gjetur reperin dhe e ka çuar në spital për kontroll mjekësor, e më tej në komisariat për ta pyetur mbi ngjarjen, si dhe ka identifikuar dy prej personave, që e kanë marrë në mjet.

Kujtojmë se rreth dy javë më parë, Kozak Braçi denoncoi në polici për një shpërthim me lëndë plasëse, që sipas tij, ishte vënë në pallatin ku ai banon në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një kërcënim ndaj tij. Por, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsolle me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv, dhe nuk kishte shkaktuar dëme.

revista.one/