NOIZY i ka kushtuar një këngë, boksieri Florian Marku: Do të jetë himn në çdo ndeshje deri te titulli i botës

NOIZY i ka kushtuar një këngë, boksieri Florian Marku: Do të jetë himn në çdo ndeshje deri te titulli i botës

September 23, 2021 0

Boksieri shqipta Florian Marku, tashmë ka kryer të gjitha përgatitjet e mundshme për ndeshjen e radhës për titullin IBF International.

Ai pritet të performojë para 70 mijë shikuesve në Tottenham Stadium në Londër.

“Krenar që më i miri i të gjitha kohërave për mua nga artistët në Shqipëri ka bërë një këngë për mua. Ajo do jetë kënga që do të dalë në çdo ndeshje deri te titulli i botës. Prisni ta dëgjoni Marku Marku Marku”.

“Fillojmë me Tottenam stadium në 70 mijë publik Faleminderit vëlla, Noizy. Po vjen”, ka shënuar më tej ai.

“Gjithmonë krenar me ty vëlla. Kjo këngë është një dhuratë për ty”, u shpreh Noizy në ripostimin e bërë në InstaStory.

Po në atë natë, do të jetë edhe ndeshja në peshat e rënda e Anthony Joshua kundrejt Aleskendar Osyk.

Kjo përballje ishte planifikuar të mbahej më 7 gusht, por u anulua për shkak të lëndimit që pësoi 28-vjeçari.

revista.one/