Arsimi largohet përfundimisht nga “Për’puthen”, ja cila është arsyeja!
March 19, 2021Ditën e sotme, në përfundim të emisionit Arsimi tha se do të largohet nga “Per’puthen”për shkak të disa arsyeve private. I pyetur më tej nga Bora, ai tha se duhet të rikthehet në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij.
Djalin e tij, Arsimi e prezantoi edhe para disa ditësh në rrjete sociale. Ai publikoi në Instagram një foto të djalit, teksa të gjithë vunë re ngjashmërinë e madhe që ai kishte me të.
Kujtojmë se Arsimi pati një takim shumë interesant me Sarën dhe u duk se mes tyre kishte shumë kimi.
Arsimi tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave. Ai ishte konkurrenti i parë me origjinë nga Maqedonia, por gjatë prezantimit të tij Arsimi tha se prej vitesh jeton e punon në Zvicër.
Mirëpo asgjë nga këto nuk ju tërhoqi më shumë vëmendjen vajzave se sa fakti që ai ishte baba i një djali. Arsimi tregoi se ai është baba i një djali 3-vjeçar të quajtur Lion. Madje ai zbuloi një tatuazh në krahun e tij, ku kishte gdhendur portretin e vogëlushit. Arsimi tha se djali jeton me nënën e tij në Zvicër dhe se takohet me të vetëm gjatë fundjavave.