Biznesmeni gej nga Shqipëria martohet me një amerikan

Biznesmeni gej nga Shqipëria martohet me një amerikan

March 19, 2021 0

Elton Iliriani, biznesmeni gej qe jeton ne SHBA, deklaron ne emisionin “Zone e lire” se eshte i martuar prej dy vjetesh me nje amerikan. “Partneri im eshte i bukur, quhet Kristian dhe eshte 30 vjec”, dha detaje Iliriani. Kjo eshte hera e pare qe ai e ben te njohur kete fakt. Ai tha se i dashuri punon security dhe se eshte me prejardhje latine.

Nderkaq, Iliriani foli per angazhimin e tij ne mbrojtje te komunitetit LGBTI.

Ai e kundershtoi nje fakt qe eshte bere i ditur ne media, ku nje transgjimore deklaroi se ishte shtatzene. Kjo eshte e pamundur, tha Iliriani. Ai e akuzoi transgjimoren Linda Rein se genjen dhe se kjo gje eshte e pamundur te behet ne Shqiperi. Ai tha se mediat bejne gabim qe u japin ze atyre qe ai quajti “prostituta benzinatosh”

Linda Rei u kthye në një kohë fare të shkurtër në një ndër personazhet më të komentuar. Rei theu tabutë e shoqërisë shqiptare duke treguar shndërrimin e saj nga gjinia mashkullore në atë femërore.

Së fundmi, Linda ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku ndër të tjera deklaroi se ishte shtatzënë. “Jam me barrë apo shtatzanë si i thuhet”

Ermali e pyet sërish: Jeni shtatzanë vërtet? Jeni në pritje të një fëmije? “Jam në muajin e 3-të. Mendon që normale që do ndryshoj ndjesia sepse të ndryshon gjithë jeta. Mendoj se është pak shpejt për detajet, le të presim momentin e duhur”.

E pyetur nga Ermali se nëse e ka menduar ndonjëherë se si do të reagojnë njerëzit? Linda tha se: “Pse ta mendoja apo mendoj?”