E spiunuan fqinjët, i riu kapet në “shtëpinë e barit” në Angli

E spiunuan fqinjët, i riu kapet në “shtëpinë e barit” në Angli

September 24, 2021 0

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi u kap duke u kujdesur për bimët narkotke në një “shtëpi bari”.

Riza Rama kishte shkuar me Angli me kamion pasi i kishin premtuar se do të fitonte një shumë të konsiderueshme parash për dy rreth muaj.

Ai ishte raportuar nga fqinjët më 9 mars të vitit 2021 dhe brenda shtëpisë oficerët gjetën bimë kanabisi, të cilat ishin mbjellë në katër dhoma dhe në papafingo.

24-vjeçari kishte bërë dhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike me ndriçim dhe impiante për rritjen e bimëve narkotike.Në momentin kur policia shkoi në banesë, i riu u përpoq të arratisej nga dera e pasme, por nuk ia doli dot.

Riza Rama u tha oficerëve të policisë se kishte shkuar në Britani 15 ditë para se të arrestohej dhe u transferua në këtë zone, pasi i kishin premtuar se do të niste punë si kopshtar.

Në dëshminë e tij ia tha se kishte nevojë të punonte për t’i dërguar para familjarëve të tij në Shqipëri. Tashmë ai do të vuajë dënimin me 32 muaj burg.

Rama u tha oficerëve se kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar 15 ditë para se të arrestohej dhe u transferua në këtë zonë pasi i kishin premtuar se do të niste punë si kopshtar.

Ai mohoi të ishte përgjegjës për ndërhyrjen në energjinë elektrike dhe tha se kishte ndërmend të dërgonte para në shtëpi për familjen e tij.

Rama i tha gjykatës se nuk kishte paguar askënd për ta ndihmuar në Mbretërinë e Bashkuar, por tha se kishte mbërritur me një kamion, me shpresën se do të punonte në ndërtim.

Policia urdhëroi shkatërrimin e impianteve dhe pajisjeve që përdoreshin për rritjen e kanabisit.

Në momentin e arrestimit 24-vjeçarit ju gjetën 2 celularë dhe 140 £ .

revista.one/