Argjendi i hap zemrën konkurrentes: U fejova kur isha 19 vjeç…

Argjendi i hap zemrën konkurrentes: U fejova kur isha 19 vjeç…

September 24, 2021 0

Argjend Rraçi gjendet midis dy vajzave Ritvanës dhe Mikelës. Gjatë takimit me këtë të fundit ai rrëfeu se ka qenë i fejuar.

“Në moshën 19 vjeçare kam qenë i fejuar me një ish të dashurën time. Po kjo ka mbaruar para disa vitesh e nuk kemi më asnjë kontakt”.

Për Argjendin, shumë portale kanë aluduar se ai vazhdon akoma të ketë lidhje me ish te dashurën.
Mikela madje tha se është parë një foto në verë, ku Argjendi ka unazë.

“Nuk është unazë fejese, ajo. Po të doni e sjellë këtu në studio. Asgje që aludohet në portale nuk është e vërtetë. Lidhja ka mbaruar dhe nuk kam asnjë kontakt me atë person”,

Argjendi gjithashtu tregoi një pjesë të së kaluarës së tij.

“Më ka munguar figura atërore. Ai ka emigruar kur ne kemi qenë të vegjël dhe unë jam i madhi i fëmijëve. Para se të iknim në Itali, më mungonte shumë. Pjesë nga fëmijëria që kujtoj është mungesa e babit”.

Markeliano, njëri prej konkurrentëve të Për’puthen ndërhyri dhe e akuzoi për viktimizim.

“Nuk bëhet një femër për vete duke treguar të kaluarën tënde. Mjaft the se ke vuajtur, se këtu të gjithë kemi vuajtur”.

Konkurrentët e tjerë ndërkohë duartrokitën Markelianon.

Takimi

Argjendi dhe Mikela ishin shumë afër njëri-tjetrit në takimin e tyre të parë.

Biseda e tyre ishte e fokusuar kryesisht në jetën e Argjendit, i cili foli për të kaluarën e tij dhe u përlot kur përmendi faktin që babain nuk e ka pasur prezent për shumë vite për shkak të emigrimit.

Pasi u përlot, Mikela nuk hezitoi ta përqafonte dhe t’i jepte mbështetje.

Argjendi: Më rrezikon me këtë afrimietet, të betohem.

Mikela: Nuk e di, s;besoj. Jam kurioze të di dy gjëra për ty. Për lidhjen tënde që ke pasur të fundit, sa kohë ka që ka përfunduar?

Argjendi: Ka qenë femra që kam dashur më shumë në jetë. E kam dashur shumë, rrethanat e tilla ishin që të mos ishim më bashkë.

Mikela: Ke pasur një fëmijëri të vështirë?

Argjendi: E kam sakrifikuar adoleshencën për të punuar dhe për të ndihmuar familjen, por nuk kam sakrifikuar fëmijërinë. Ka pasur raste që kam qenë në Kosovë dhe më ka munguar prezenca e babit se ishte në emigrim. Kur rritesh pa praninë e figurës mashkullore në Shqipëri, nuk është shumë e lehtë.

Mikela: Çdo nënë do të ishte krenare me një djalë si ty.

revista.one.