Me granatë e armë, ky është shkodrani që plagosi të dashurën 20-vjeçare në Vlorë

Me granatë e armë, ky është shkodrani që plagosi të dashurën 20-vjeçare në Vlorë

September 25, 2021 0

Detaje të reja nga hetimi i ngjarjes së rëndë në Vlorë. policisë shtetasi Fadil Likaj, 30 vjeç, banues në Shkodër ka plagosur me armë zjarri shtetasen K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, studente në Vlorë, e cila është shoqëruar  për në spital për ndihmë mjekësore.

Personi që shihni nl foto është 30-vjeçari Fadil Likaj nga Shkodra, i cili plagosi me armë zjarri studenten 20-vjeçare dhe më pas hodhi edhe një granatë, që e kishte fshehur në çantë, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Dy të rinjtë, që dyshohet se kishin pasur lidhje intime me njëri-tjetrin, kanë nisur sherrin në një lokal, duke e vijuar atë edhe në rrugë, ku ka ndodhur edhe plagosja.

Nga kontrolli, autorit i është gjetur në çantë një tjetër granatë, përveç asaj që i kishte hequr siguresën dhe e kishte hedhur, si dhe pistoletës, me të cilën ka plagosur vajzën.

revista.one/