Moderatorja tregon si e kapi ish-bashkëshortin me një vajzë të huaj

Moderatorja tregon si e kapi ish-bashkëshortin me një vajzë të huaj

September 25, 2021 0

Moderatorja Dajana Shabani ka rrëfyer për herë të parë momentin që zbuloi se e kishte tradhtuar bashkëshorti dhe babai i vajzës së saj.

Në një intervistë për “Glamour Zone” ajo ka treguar publikisht sesi e zbuloi se burri e tradhtonte.

“E dimë që ish-bashkëshorti të ka tradhtuar po ti si e kuptove? Ai jeton në Itali dhe nuk më dalin llogaritë si e zbulove ti ketu, ai atje. Ose ai është shumë amator ose ti je shumë e zgjuar (qesh)”, e pyeti moderatorja.

“Ai kishte ardhur në Shqipëri. Një vajzë e huaj, vjen këtu për t`i bërë surprizë. Ata ishin së bashku tek lokali shoqes sime, por ish-burri nuk e dinte që njihja pronaren. Ajo më merr në telefon dhe më tha që i kishte të dy përpara syve. Në atë moment, mora ish-burrin në telefon dhe i thash që nuk kemi më punë bashkë, i nxorra valixhet jashtë dhe ndërrova bravën e derës. Më pas e mori në telefon avokatja ime që i tha se unë doja divorcin”, është shprehur ajo.

revista.one/