Gjyqtarja e Kavajës kalon “provimin”, përqafimi me të atin pas shpalljes së vendimit

Gjyqtarja e Kavajës kalon “provimin”, përqafimi me të atin pas shpalljes së vendimit

September 27, 2021 0

Diamela Goxha, gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë të Kavajës, kalon me sukses vetingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren. Pas vendimit ajo ka ndarë gëzimin duke

u përqafuar me të atin.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj, pasi analizuan provat dhe faktet vendosën konfirmimin në detyra të subjektit të rivlerësimit Diamela Goxha.

Damiela Goxha ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Në vitet 2014-2015, Goxha ka punuar si ndihmëse ligjore në Gjykatë të Lartë dhe prej vitit 2018 e kryen funksionin në Gjykatën e Kavajës.

Diamela Goxha, gjyqtare aktualisht pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë u përballë me vetingun me 23 shtator 2021 për tri kriteret e vlerësimit atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.

revista.one/