Tërmet i fuqishëm në ishullin Kretë të Greqisë (VIDEO)

Tërmet i fuqishëm në ishullin Kretë të Greqisë (VIDEO)

September 27, 2021 0

Disa ndërtesa u dëmtuan nga tërmetet që tronditën Kretën mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave greke tërmeti i parë, me magnitudë 5.8, u regjistrua në 9.17 sipas kohës lokale, i ndjekur nga dy tërmete më të dobët me magnitudë 3.8 dhe 4.5 të shkallës Rihter.

Tërmetet ndodhën rreth dhjetë minuta larg njëri-tjetrit, dhe sipas mediave lokale, ndërtesave u shkaktuan dëme më të mëdha materiale.

Sipas informacioneve të para, tre persona u bllokuan në shtëpi të shkatërruara.

Kështu, ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin dy persona në Arkalaohori dhe një person në Pacideros. revista.one/