Refuzoi të dorëzohet/ Policia: Aldi Rama qëlloi veten me pistoletë, por është gjallë dhe në gjendje kritike
September 28, 2021Policia ka arritur të kapë vrasësin e efektivit të policisë, 21-vjeçarin Aldi Rama.
Pas rreth 5 orësh kërkime ai është lokalizuar në një banesë, ku edhe është rrethuar nga forca të shumta të policisë që i kanë bërë thirrje të dorëzohet.
I riu nuk ka pranuar të dorëzohet, por ka qëlluar me armë zjarri veten duke u vetëplagosur rëndë.
Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lezhës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Informacion nga policia:
Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”.
Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.
Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular. revista.one/