Aksident ajror në Rinas, ulet avioni pa rrota, pezullohen fluturimet

Aksident ajror në Rinas, ulet avioni pa rrota, pezullohen fluturimet

September 28, 2021 0

Një incident ajror ka ndodhur pak minuta më parë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Mësohet se avioni ishte nisur nga Zvicra dhe në të ndodheshin 4 persona, piloti dhe tre pasagjerë.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një avion i vogël “kargo” i ngarkuar me mallra, është ulur në pistën e aeroportit pa rrota.

Pista e Rinasit dyshohet se ka pësuar dëmtime për shkak të uljes emergjente, ndërsa është e paqartë nëse nuk kanë funksionuar rrotat apo janë këputur gjatë uljes.

Piloti ka qenë së bashku me familjen në avion në momentin e incidentit, por fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime serioze.

Për këtë arsye janë pezulluar fluturimet deri në inspektimin e dëmit në pistë.

Policia Kufitare e Rinasit ka kryer veprimet e para hetimore dhe i ka bërë testin e alkoolit pilotit, ku ka rezultuar 0:00 mg/l.

Materialet do i kalojnë Prokurorise për vlerësim.

revista.one/