“Nuk besoj se vrau veten”, Shoku i Aldi Ramës rrëfen jetën e vështirë të 21 vjeçarit: Ka qenë dy herë në burg, prindërit i ka të divorcuar, babai është dënuar përjetë në Greqi

“Nuk besoj se vrau veten”, Shoku i Aldi Ramës rrëfen jetën e vështirë të 21 vjeçarit: Ka qenë dy herë në burg, prindërit i ka të divorcuar, babai është dënuar përjetë në Greqi

September 29, 2021 0

Aldi Rama ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës disa orë pasi qëlloi veten në Lezhë. Ai vrau policin Saimir Hoxha dhe për 4 orë u arratis dhe i fshihej Policisë

Ai në fund qëlloi veten dhe u transportua në Tiranë me plagë të mëdha në kokë dhe i intubuar.

Dyshimet

Shoku i Aldo Ramës

thotë se ai ka pasur një jetë të vështirë. Prindërit i janë divorcuar ka treguar shoku i të riut, duke mos pranuar të identifikohet, ndërsa ka shtuar se Aldo Rama ka qenë në burg për dy episode të ndryshme.

“E kam patur shok Aldin, ka qenë në një qeli me vëllain tim. I çoja ushqime çdo ditë edhe vëllait tim edhe këtij. Aldi ka qenë 2 herë në burg, në 2018 dhe njëherë në 2020. Njëherë për një problem me një person dhe në 2020 që e kapën me 20 qese hashash e një thikë. Ndenji disa muaj në burg. Ka patur jetë të vështirë, prindërit i ka të divorcuar. Babin e ka në burg ka vrarë një grek e ka masakruar me motosharrë, është i dënuar për jetë”, ka treguar ai për Report Tv.

Rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm, Policia njoftoi se ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, autori i ngjarjes Aldi Rama. Edhe pse nuk është saktësuar ende, dyshohet se gjatë tentativës për t’iu ikur Forcave Speciale, pistoleta Tokarev që Aldi Rama mbante me vete bëri qitje dhe ai mori një plumb në kokë.

Shoku i 21 vjeçarit thotë se nuk beson që ai ka vrarë veten.

“Unë kam qenë tek shtëpia kur më ka dalë gjumi, pash ne telefon filan fisteku ka bërë këtë gjë, nuk po e besoja. Aldi Rama vret policin, po si thonë se ka vrarë veten unë them se shteti do të mbulojë të veten, pasi policia i ka gjuajtur tij, se mua më tha një shok se ka plumba automatiku e jo pistolete.

Dje kam qenë me të duke bërë xhiro nëpër Lezhë.

E ka pasur jetën e vështirë. Do ishte mirë që të dorëzohej, se i ka gjuajtur vetes mua nuk më besohet, por polica do të mbulojë veten. Me ka trondit shumë, më ka ik truni kur e mora vesh si shoku jonë vrau efektivin e policisë. Kam qenë i shokuar”, ka shtuar më tej shoku i Aldo Ramës.

Ngjarja

Nënkomisari në Komisariatin e Policisë Lezhë, Saimir Hoxha u ekzektua ditën e djeshme me plumb në zemër. Oficeri bashke me shefin e krimeve Leonard Palushi dhe specialistin e zones Petrit Doda, u nisën për në drejtim të kënetës Kune Vain pasi drejtoria e policisë së shtetit i kishte njoftuar për një parcelë me kanabis. Ata zbuluan parcelën me 110 rrënjë hashash duke e asgjësuar me djegie. 9 bimë i vendosën ne bagazhin e makinës për ti çuar për ekspertizë dhe u nisën në rrugën e kthimit. Në zonën e mbrojtur të quajtur Kune-Vain në Lezhë efektivë u ndeshën me mjetin “Volksvagen”, brenda të cilit ndodheshin tre të rinj. 

Një manovër e kryer nga drejtuesi i mjetit, Armando Marku me profesion mësues, bëri që policët të ndalonin të rinjtë dhe të kërkonin kontrollin e tyre. Marku u bind, zbriti dhe dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm, të njëjtën gjë bëri edhe shoku tjetër, pasagjer në vendin e parë, Kristjan Shehri, kurse Aldi Rama, pasagjer në sediljen e pasme, kundërshtoi.

“Nuk jam për kontroll”, ka thënë Rama, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt Saimir Hoxhës. Më pas, ai ka arritur të marrë kontrollin e mjetit dhe ka nisur të largohet, duke marrë përpara dhe duke hedhur në kanal dy policët e tjerë, gjë që konfirmohet edhe nga vetë dëshmia e Palushit. Ky i fundit bashkë me efektivin e tretë ka qëlluar nëntë herë në drejtim të mjetit, por asnjë prej plumbave nuk ekanë kapur autorin e krimit të rëndë. Palushi dhe kolegu u kthyen pranë Hoxhës, të cilin e dërguan në spitalin e Lezhës, por 44-vjeçari nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë.