Gold AG publikon këngën për “Kuksin”

Gold AG publikon këngën për “Kuksin”

September 28, 2021 0

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Kuksi” mban titullin kënga e tij e re, e cila është gjithashtu me motive patriotike dhe i dedikohet qytetit të vjetër shqiptar.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga vet Gold AG, gjersa për orkestrimin është kujdesur Alban Fortuna.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e secilit janë kryer ku tjetër, pos në Kukës, nga produksioni kosovar “M Production”.

Reperi nga Presheva, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, njihet për diskografinë e tij të mbushur me këngë të shumta atdhetare dhe patriotike.

 Përveç vlerave që ka si një nga qytetet më të vjetra shqiptare, ai do të mbahet mend edhe si qytetit i parë në botë që u nominua për një çmim Nobel për Paqe.

Kjo ndodhi në vitin 2000, kur si qytet tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare pas strehimit të mbi 400 mijë shqiptarëve nga Kosova në periudhën e luftës.

revista.one/