(VIDEO) Përleshen tifozët, ndeshja Marseille-Galatasaray u ndërpre për disa minuta për shkak të trazirave
September 30, 2021Marseille-Galatasaray, ndeshje e vlefshme për Grupi E në Ligën e Evropës, u ndal për disa minuta në fundin e pjesës së parë për shkak të incidenteve në tribuna.
Tifozët turq dhe francez lëshuan fishekzjarrë që ranë në fushën e “Stade Vélodrome”, duke bërë që gjyqtari polak Paëel RaczkoWski të pezullojë përkohësisht ndeshjen.
Lojtarët prisnin në fushë ndërsa forcat e sigurisë tentonin të rikthenin qetësinë.
Kapiteni i Galatasaray, Muslera ishte një nga ata që ndërhyri për të qetësuar tifozët e Galatasaray.
Portieri uruguaian, u kërkoi tifozëve turq që t’i japin fund incidenteve.
Njëlloj si ai bëri edhe Dimtri Payet, i cili gjithashtu ndërmjetësoi te tifozët e Marseille. Në fund, pas gati tetë minutash ndeshja rifilloi.
Ndeshja pas 90 minutave u mbyll 0-0 edhe pse kishte raste nga të dyja anët, por edhe tensione mes lojtarëve.
revista.one/