(VIDEO) Pasagjeri amerikan hapi derën e urgjencës dhe u ngjit te krahu i avionit

(VIDEO) Pasagjeri amerikan hapi derën e urgjencës dhe u ngjit te krahu i avionit

September 30, 2021 0

Një pasagjer në një fluturim nga Kolumbia përdori një dalje emergjente dhe u ngjit në krahun e avionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit; e gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur të mërkurën mbrëma.

Sipas CNN, aeroplani sapo ishte ulur dhe po vendosej te porta.

Bazuar në deklaratën e policisë, burri, një shtetas amerikan, u arrestua nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së.

Sipas raportimeve, pasagjeri iu kishte thënë policisë se ai nuk po ndihej mirë. Ai u dërgua në dhomën emergjente “dhe mjekët e përcaktuan se ai kishte tension të lartë të gjakut”.

Policia e Miami-Dade do ta vendosë burrin në burg pasi të lirohet nga spitali.

revista.one/