Strategji apo simpati ndaj Beniadës? Donaldi skeptik ndaj Arditit dhe ia thotë në sy
October 17, 2021Arditi është një prej konkurrentëve të “Big Brother Vip”, i cili e ka shprehur që në ditët e para se vajza që i pëlqen më shumë brenda shtëpisë është Beniada.
Simpatinë për të e shprehu edhe gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, mirëpo e njëjta gjë nuk është për Beniadën, e cila u shpreh se këngëtarin e sheh vetëm si shok.
Deklarata që Arditi bëri mbrëmë nxiti mjaft debate në shtëpi dhe disa prej konkurrentëve janë të mendimit se e gjithë kjo është një strategji për lojë.
Së fundmi, Arditi është përplasur me Donaldin pasi aktori e pyeti nëse ai po pret që të ndodhë diçka me Beniadën.
Ardit: Ja ndodh pra, pse po e bëni kështu? Ishit ju që komemtuat…
Donaldi: Më thuaj diçka, po pret që të ndodhë diçka me Beniadën, po apo jo?
Ardit: Ajo e ka thënë që “Unë Arditin e shoh si shokë”. Unë nga ana ime kisha një simpati edhe e thashë.
Donald: Po ti po pret që të ndodhë diçka apo jo?
Ardit: Nuk është puna se ç’pres unë. Unë kam një simpati. Se çfarë ndodh nuk e di. Unë shpreha simpatinë time dhe s’mund ta ndryshoj tani që ajo tha se më sheh si shok.
revista.one/