Përballje emocionale në “Për’puthen”, Argjendi i tregon arsyet Ritvanës pse duhet të kthehet në program

Përballje emocionale në “Për’puthen”, Argjendi i tregon arsyet Ritvanës pse duhet të kthehet në program

October 17, 2021 0

Argjendi ka kërkuar në puntatën e djeshme që të flasë me Ritvanën për t’i renditur të gjitha arsyet pse duhet të kthehet në program për të vijuar njohjen me të.

Ndër të tjera, konkurrenti theksoi faktin që ajo është një vajzë e fortë dhe duhet që t’i bëjë ballë çdo gjëje.

Ndërkohë, Ritvana zbuloi telefonatën kur Argjendi i ka thënë se nuk do të largohet nga formati i dashurisë dhe do të vijojë njohjen me vajzat e tjera.

Argjend: Ka disa arsye pse duhet të kthehesh në program.

Ritvana: Ti… dhe çunat e tjerë. (Qeshin)

Argjend: Një pëlqim që është reciprok dhe e ndjejmë të dy. Është keq të lihet në gjysmë.

Ritvana: Nëse dëshira është e madhe, ekzistojnë gjërat dhe jashtë.

Argjend: Absolutisht, por kemi hyrë në një program për të njohur njerëz dhe dalim në momentin kur kemi disa siguri për njëri-tjetrin. Nuk jemi në atë nivel. Arsyeja tjetër është se je një femër shumë e fortë dhe është cilësia që më pëlqen më shumë tek ti.

Ritvana: Në momentin që unë u dorëzova, the që nuk je më e fortë.

Argjend: Të jesh e fortë është të rrish e t’i bësh ballë.

Ritvana: Jam shumë e ndjeshme dhe pse nuk e shpreh.

Argjend: Ashtu jam edhe unë, por i bëjmë ballë gjërave. Një arsye tjetër është se nuk ke bërë asnjë gabim.

Ritvana: Po pse duhet të rri të bind të gjithë Shqipërinë për gjëra që nuk ekzistojnë.

Argjend: Çfarë mendojnë të tjerët nuk ka rëndësi për aq sa e njohim veten tonë.

Ritvana: Në telefonatë më ke thënë se nuk do të tërhiqem dhe do të vijoj të njoh vajzat e tjera.

revista.one/