“Hirushja iku me taksistin”, Ritvana braktis Artanin në takim, debati në Për’puthen

“Hirushja iku me taksistin”, Ritvana braktis Artanin në takim, debati në Për’puthen

October 20, 2021 0

Mbrëmë në puntatën e Për’puthen u rikthye Ritvana. Ajo tha se arsyeja kryesore që është rikthyer është fakti se ju duk mungesë respekti ndaj produksionit, gjithashtu dhe arsye të tjera.

Dje u transmetua takimi i saj me Artanin, takim i cili nuk shkoi siç duhet.
Artani kur u largua Ritvana bëri një koment, i cili u konsiderua nga personat prezent si aspak i këndshëm. Kujtojmë se ai tha: Hirushja iku me taksistin.

Gjatë takimit, në një moment, ajo i tha se do të largohej nga takimi nëse do të vijonte në këtë mënyrë. Nga ana tjetër, vijoi biseda normalisht dhe Artani shfaqi tepër afrimitet me të dhe nuk hezitoi ta përqafonte.

Ritvana: Po i pe edhe një herë kamerat do çohem e të iki. Nuk kam pasur këto shqetësime në takimet e tjera. Po the edhe një herë si dukem, u çova e ika. Kjo më bën të dyshoj që nuk je i vërtetë.

Artan: Jam i vërtetë.

Ritvana: Më thuaj, je xheloz?

Artan: Jam xheloz dhe egoist.

Ritvana: Nuk më pëlqen kjo gjë.

Artan: E di si më duket me ty? Sikur jam vërtetë i lidhur.

Në studio, Ritvana tregoi pse u revoltua duke thënë: “Po fliste dhe në mes të bisedës thoshte “si më duket hunda”, “si më duket makeup”.

Ritvana këtë gjë nuk e ka përtypyr aspak mirë dhe e “sulmoi” Artanin.

“Në mes të takimit e bisedës, unë po flisja, ai thoshte, hë si më duket hunda. Marr shkas nga ajo që the, hirushja iku me taksistin, në takimin me Argjendin po isha unë hirushja, por në këtë takim je ti. Mua më bezdisi, sepse atë ditë kam qenë vërtetë e mërzitur dhe ky ditën tjetër bën ironi. Unë nuk do ta bëja këtë për ty Artan, do tregoja pak respekt, – tha Ritvana.

Po ti ike dhe ajo nuk ishte ironi. Unë fola për atë që po diskutohej në studio,- tha Artani.

Më pas gjatë takimit, ai tentoi shpesh ta puthte dhe u duk sikur Ritvana u vendos në siklet. E në pjesën e fundit ai i tha : Me qenë se i ke qejf xhirot, kalo nga shtëpia ime.

Ritvana e mori shumë negativisht dhe u largua nga takimi.

Ndërkohë Artani në studio tha se nuk e kishte me tendencë.

revista.one/