Komiteti i Imunizimit rekomandon dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët, vaksinim fëmijëve mbi 12 vjeç me sëmundje kronike

Komiteti i Imunizimit rekomandon dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët, vaksinim fëmijëve mbi 12 vjeç me sëmundje kronike

October 20, 2021 0

Komiteti i Imunizimit në vendin tonë ka rekomanduar dozën e tretë të vaksinës anti-Covid për të gjithë ata qytetarë të cilët janë mbi 60 vjeç dhe për ata të cilët vuajnë nga sëmundje kronike.

Vaksinimi me dozat e treta do të jetë i kombinuar, pra nëse dikush ka bërë Pfizer, dozën e tretë mund ta bëjë edhe Sinovac, apo një vaksinë tjetër që përdoret në vendin tonë.

Gjithashtu ata i kanë rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik dhe vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç të cilët vuajnë nga sëmundje kronike. Sipas Komitetit të Imunizimit, kjo kategori e fëmijëve duhet të vaksinohen me vaksinën “Pfizer”.

Vaksinimi me doza të treta dhe vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjeç tashmë është një praktikë që po ndiqet në shumë vende, ndërsa në vendin tonë ka patur disa debate nëse duhet të bëhet e njëjta gjë.

Pavarësisht se nuk është marrë ende një vendim i tillë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se me nënshkrimin e kontratës prej 500 mijë vaksinash Pfizer që pritet të vijnë brenda vitit, është siguruar sasia e nevojshme edhe për të nisur me dozat e treta.