“Këtë tekst kënge ia kam dedikuar Borës”, Donaldi flet për femrën që ka dashur më shumë gjithë jetën

“Këtë tekst kënge ia kam dedikuar Borës”, Donaldi flet për femrën që ka dashur më shumë gjithë jetën

October 20, 2021 0

Tani që Donald Veshaj është bërë pjesë e “Big Brother VIP” kurioziteti i publikut dhe banorëve është tepër i madh për të ditur më shumë rreth shkaqeve që e çuan në ndarje me Bora Zemanin dhe po ashtu raportin që ata kanë.

Donaldi është pyetur herë pas here në lidhje me këtë raport nga banorët ku dhe nuk ka ngurruar që të japë përgjigje.

Së fundmi, Kledi ka pyetur Donaldin për historinë e tij të fundit të dashurisë, duke mos e ditur marrëdhënien e aktorit të humorit me moderatoren.

Donaldi ka dhënë më shumë detaje duke treguar se nuk janë ndarë mirë, por me debate.

I pyetur se a e do ende, Donaldi nuk ka referuar që të japë një përgjigje ekzakte, duke lënë hapsirë për interpretim rreth asaj që ka dashur që të thotë.

Po ashtu, aktori i humorit nuk ka ngurruar që të pohojë se e ka marrë malli për Borën.

Fifi: Pse jeni ndarë?
Donaldi: U bënë shumë gjëra bashkë.
Kledi: Sa vite ishit bashkë?
Donaldi: 2 vite e gjysmë.
Kledi: Moshë më e vogël?
Donaldi: Më e madhe, 3 vite.
Kledi: E famshme
Donaldi: Po
Semi: Yll e bukur
Fifi (i tregon Kledit): Ka qenë me Bora Zemanin, është moderatore e Përputhen
Kledi: A ajo zeshkanja, ajo është yll
Donaldi: Yll është (qesh)
Fifi: A keni raporte të mira, jeni ndarë keq apo jeni ndarë mirë
Donaldi: Jemi ndarë keq. Me debate me diskutime, jo se jemi ndarë se nuk bëjmë për njëri-tjetrin
Semi: Kta vdesin për njëri-tjtrin
Kledi: Edhe unë mendoj
Fifi: A e don
Donaldi: S’di ta them.

Në një bisedë me disa nga banorët, aktori i humorit ka treguar se Bora është femra që ka dashur më shumë gjithë jetën, si dhe ka rrëfyer se tekstin e këngës “Toxic love” e ka shkruajtur vetë si një dedikim për situatën e ndarjes me moderatoren.

Pjesë nga biseda: 

Donaldi: Gjatë gjithë kohës ziheshim, kapeshim me gjëra pa lidhje… U bë e vështirë, por nuk është se u ndamë se nuk duheshim.

Fifi: Po pra, jeni ndarë se ishte toksike

Semi: Janë shumë të njëjtë shpirt, janë fotokopje e njëri-tjetrit, thjesht njëri është çun e tjetri është gocë.

Donaldi: Është femra që kam dashur më shumë gjithë jetën… Dy gjela në një shtëpi nuk rrijnë dot, është e pamundur

Fifi: Kur të dalësh nga këtu a mendon që ta takosh?

Donaldi: Nuk e di…

Kledi: Dy gela është e pamundur të rrijnë në shtëpi.. Por nëse është dashuri duhet me së s’bën që njëri të hapë krah

Semi: Ja ti (drejtuar Donaldit) e di këtë gjënë, pse nuk e hap krahun?

Donaldi: Për këtë situatën e ndarjes unë kam shkruajtur një tekst që e kam kënduar Elgiti, që nëse këto mund të na e nxjerrin do të ishte mirë që ta dëgjonit dhe ju, nëse Giti e ka nxjerrë

Semi: Këto ishin dy njerëz që sapo u takuan dukeshin sikur kishin një jetë që ishin njohur dhe direkt ishin shumë të dhënë pas njëri-tjetrit

Kledi: Unë vë bast që ti kur të dalësh nga këtu, jo vetëm që do lidhesh, por do të martohesh me Borën.

revista.one/