Përplasje në Big Brother VIP, debati kalon në gjeste fyese, duke ngritur gishtat e mesit ndaj njëri-tjetrit

Përplasje në Big Brother VIP, debati kalon në gjeste fyese, duke ngritur gishtat e mesit ndaj njëri-tjetrit

October 20, 2021 0

Në mbrëmjen e së martës, në Big Brother VIP është zhvilluar një debat i fortë mes balerinit Ilir Shaqiri dhe këngëtares Semi Japuaj.

Kjo nisi në bazë të një keqkuptimi që kjo e fundit ka krijuar ndaj Ilirit, duke u shprehur se disa veprime të tij i janë dukur si “shaka seksuale”.

Ndërkohë që tensionet janë ngritur nga ky debat, banorët kanë denigruar edhe në fyerje me gjeste të ulëta mes njëri tjetrit.

Në ekran janë transmetuar imazhe kur gjatë javës Semi dhe Iliri kanë drejtuar gishtat e mesit në drejtim të njëri-tjetrit.

E në debatin e së martës, me një gjest të tillë fyes u hodh edhe këngëtari Sabiani, duke drejtuar gishtat e mesit ndaj Ilir Shaqirit.

“Kush bën shaka të tillë me mua, mjerë ai. Kam ndjekur njerëz me makinë për këto shaka”, ka thënë Sabiani, duke shtuar se askush nuk mund të bëjë shaka të tilla si kjo.

revista.one/