Tragjedi në shesh xhirimi/ Aktori i njohur vret aksidentalisht me armë drejtoren e fotografisë, plagos regjisorin
October 22, 2021Një grua humbi jetën kur gjatë xhirimeve të filmit të ri me protagonist aktorin e njohur Alec Baldwin, u qëllua nga ky i fundit aksidentalisht me armë zjarri.
Gjithashtu është plagosur edhe regjisori i filmit.
Incidenti ndodhi në Western Rust në Nju Meksiko ndodhi, kur Alec Baldëin qëlloi me një armë që dyshohet se kishte një plumb.
Viktima është 42-vjeçarja Halyna Hutchins, e cila punonte në film si drejtoresh fotografie, ndërsa 48-vjeçari i plagosur është Joel Souza, regjisori i filmit.
Menjëherë gruaja u dërgua në spital, por për fat të keq humbi jetën, ndërsa regjisori i filmit po trajtohet në spital për plagët e marra.