Atdheu i Për’puthen: Borën e hoqa vetë nga Instagrami

Atdheu i Për’puthen: Borën e hoqa vetë nga Instagrami

October 22, 2021 0

Kanë qenë të shumta aludimet që kanë ngritur portalet e ndryshme për Atdheun dhe Bora Zemanin.

I pyetur nëse ka pasur një marrëdhënie me Borën ai sqaroi gjithë të vërtetën e kësaj historie.

(Pjesë e shkëputur nga intervista)

Dajana: Janë thashetheme që ke pasur një marrëdhënie me Bora Zemanin. Po apo jo ?

Atdheu: Jo, nuk është e vërtetë.

Dajana: Thjesht një marrëdhënie miqësore ?

Atdheu: S’është as marrëdhënie miqësore, s’është se kemi krijuar shoqëri aty. Kam respekt, kur rastisim flasim. Si je, a je mirë?

Dajana: Keni pasur ndonjë konflikt që jeni larguar? Jeni hequr nga rrjetet sociale.

Atdheu: E vërteta është që e hoqa unë, e hoqa dhe veten nga ajo, hoqa dhe atë për ti mbyll këto njëherë e mirë.

Dajana: E kuptoj!

Atdheu: Jo për ndonjë gjë tjetër, e hoqa unë vendosa ashtu, e pash më të arsyeshme.

Të flasin dhe 2-3 herë të mbyllet si muhabet. Me siguri është lodhur dhe ajo, por jam lodhur dhe unë.

Edhe me këtë deklaratë të dhënë për emision e D-Night Atdheu sqaroi dhe mbylli gojët e liga në lidhje me këtë histori.

D-Night nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte 23:00 Live më RTV Ora.

Për më shume ndiqni videon:

Në skenë Atdheu hyn si zakonisht dhe përshëndetet me Dajanën. Më pas bënë atë që nuk pritej!.

Ai merr në krah Dajanën dhe e shoqëron për ta ulur në karrige. Ky veprim e gjeti të papërgatitur Dajanën por që e kaloi me shumë sportivitet.

Atdheu i preku të gjithë me historinë që tregoi për nënën e sëmurë nga kanceri.

Dajana: Mami jot, po kalon një periudhë të vështirë. Do të flasësh apo do e anashkalosh si pyetje?

Atdhe Xhavarina: Nuk është se kemi pasur në familje atë lloj sëmundje, as brezat më përpara. Edhe kur e mora vesh, u preka shumë në emisionin e parë që fola dhe në emisionin e dytë. Tash ça ti bëjmë, është shumë mirë ka dashtë Zoti . Po vazhdon ato kimioterapitë dhe do operohet sa të mbaroj dhe ato që i kanë ngel. Rëndësi ka që e ka marrë me sportivitet.