Atdheu i Për’puthen: Borën e hoqa vetë nga Instagrami
October 22, 2021Kanë qenë të shumta aludimet që kanë ngritur portalet e ndryshme për Atdheun dhe Bora Zemanin.
I pyetur nëse ka pasur një marrëdhënie me Borën ai sqaroi gjithë të vërtetën e kësaj historie.
(Pjesë e shkëputur nga intervista)
Dajana: Janë thashetheme që ke pasur një marrëdhënie me Bora Zemanin. Po apo jo ?
Atdheu: Jo, nuk është e vërtetë.
Dajana: Thjesht një marrëdhënie miqësore ?
Atdheu: S’është as marrëdhënie miqësore, s’është se kemi krijuar shoqëri aty. Kam respekt, kur rastisim flasim. Si je, a je mirë?
Dajana: Keni pasur ndonjë konflikt që jeni larguar? Jeni hequr nga rrjetet sociale.
Atdheu: E vërteta është që e hoqa unë, e hoqa dhe veten nga ajo, hoqa dhe atë për ti mbyll këto njëherë e mirë.
Dajana: E kuptoj!
Atdheu: Jo për ndonjë gjë tjetër, e hoqa unë vendosa ashtu, e pash më të arsyeshme.
Të flasin dhe 2-3 herë të mbyllet si muhabet. Me siguri është lodhur dhe ajo, por jam lodhur dhe unë.
Edhe me këtë deklaratë të dhënë për emision e D-Night Atdheu sqaroi dhe mbylli gojët e liga në lidhje me këtë histori.
D-Night nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte 23:00 Live më RTV Ora.
Për më shume ndiqni videon:
Në skenë Atdheu hyn si zakonisht dhe përshëndetet me Dajanën. Më pas bënë atë që nuk pritej!.
Ai merr në krah Dajanën dhe e shoqëron për ta ulur në karrige. Ky veprim e gjeti të papërgatitur Dajanën por që e kaloi me shumë sportivitet.
Atdheu i preku të gjithë me historinë që tregoi për nënën e sëmurë nga kanceri.
Dajana: Mami jot, po kalon një periudhë të vështirë. Do të flasësh apo do e anashkalosh si pyetje?
Atdhe Xhavarina: Nuk është se kemi pasur në familje atë lloj sëmundje, as brezat më përpara. Edhe kur e mora vesh, u preka shumë në emisionin e parë që fola dhe në emisionin e dytë. Tash ça ti bëjmë, është shumë mirë ka dashtë Zoti . Po vazhdon ato kimioterapitë dhe do operohet sa të mbaroj dhe ato që i kanë ngel. Rëndësi ka që e ka marrë me sportivitet.