Në marrëdhënie intime me 11-vjeçaren, çudit avokatja e tij: Kishte qëllime serioze!

Në marrëdhënie intime me 11-vjeçaren, çudit avokatja e tij: Kishte qëllime serioze!

November 4, 2021 0

Avokatja e tij mbrojtëse Eva Gjeta , pohoi se vendimi është i padrejtë pasi djali nuk ka kryer marrëdhënie me të miturën.

Ai kishte një javë njohje në rrjetet sociale dhe kishte rënë në dashuri, më pas  ia prezantoi 11 vjeçaren  familjes së tij sepse kishte  qëllime serioze. Nga ana tjetër vajzës 11 vjeçe i është bërë vizita mjekësore dhe pritet përgjigja . Pretendimet e djalit 19 vjeçar janë se vajza e ka gënjyer për moshën duke iu paraqitur si 17-vjeçare.

Avokatja pohon se prokuroria e Lushnjës nuk paraqiti prova kundër 19-vjeçarit ne seancë megjithëse gjykata e la atë në burg. Pas kësaj mbrojtja do të apelojë vendimin.

Fisnik Halili u arrestua dy ditë më parë nga policia e Lushnjës në shtëpinë e tij në Cërrik dhe mbi të rëndon vepra penale   marrëdhënie seksuale më të mitur.

revista.one/