Publikohet ‘traileri’ i pjesës së dytë të sezonit të fundit të “La Casa de Papel”

Publikohet ‘traileri’ i pjesës së dytë të sezonit të fundit të “La Casa de Papel”

November 4, 2021 0

Netflix ka zbuluar datën e publikimit për episodet e fundit të sezonit të pestë të “La Casa de Papel”.

Seriali shumë i shikuar i zhanrit dramë/krim në gjuhën spanjolle ka pasur sezonin e fundit të ndarë në dy pjesë, me pesë episodet e para që u publikuan në fillim të shtatorit.

Tani Netflix ka bërë të ditur se kur do të jenë të disponueshme për t’u parë pesë episodet e fundit të sezonit të pestë.

Seriali në fillim kishte një shfaqje origjinale prej 15 episodesh në kanalin Sapnish Antena 3 nga maji deri në nëntor të vitit 2017, përpara se Netflix të merrte të drejtat e shpërndarjes ndërkombëtare.

Më pas ata filluan transmetimin global, deri sa përfundoi duke u bërë seriali më i shikuar në gjuhën jo-angleze në Netflix në fillim të vitit 2018.

Historia fokusohet në dy grabitje: Një në fabrikën e prodhimit të parave të Spanjës dhe më pas një të Bankës së Spanjës.

Gjithçka tregohet përmes këndvështrimit të një prej grabitësve, të quajtur Tokio, me grabitjet e planifikuara nga koka e grupit, drejtuesi që të gjithë e quajnë profesor.

Kur do të jetë i disponueshëm në Netflix pjesë e dytë e sezonit të pestë të “La Casa de Papel”? revista.one/