Tragjedia në koncertin e Travis Scott, policia: Ja si vdiqën 8 vetë dhe u plagosën 25 të tjerë
November 7, 2021Autoritetet në Houston thonë se një roje sigurie dhe ndoshta shumë të tjerë u droguan me shiringa gjatë festivalit “Astroworld” të Travis Scott, në të cilin kanë vdekur të paktën tetë persona dhe shumë të tjerë u plagosën derisa reperi po performonte në skenë.
Në një konferencë për shtyp të shtunën pasdite, kryebashkiaku Sylvester Turner konfirmoi se viktimat ishin të moshës: 14, 16, 21, 21, 23, 23 dhe 27 vjeç.
Turner konfirmoi se 25 persona të tjerë u shtruan në spital, duke përfshirë disa pjesëmarrës nën moshën 18 vjeç.
Shefi i policisë së Houston, Troy Finner tha se departamenti i tij kishte 528 oficerë në vendngjarje me 755 oficerë të tjerë sigurie të ofruar nga promovuesi i ngjarjeve Live Nation.
Ai tha se kishte ‘shumë rrëfime’ që qarkullonin rreth asaj që ndodhi në ngjarje, por inkurajoi që të jenë në hap me rastin që ‘të ndiqnin faktet dhe provat’.
Megjithatë, ai tha se autoritetet kanë marrë një deklaratë nga një roje sigurie që sugjeronte se roja ndjeu një shpim në qafë dhe stafi mjekësor u pajtua se një shenjë në lëkurën e tij përputhej me një ngjarje të tillë.
“Ky është tani një hetim penal që do të përfshijë të gjitha dhe ne do e çojmë deri në fund këtë”, tha më tej ai.
Njëzet e pesë arrestime thuhet se u bënë të premten. Njëzet e tre ishin për shkelje të ligjit, një për dehje publike dhe një për posedim marijuanë.