(VIDEO) Hyseni nxjerr “prova” të reja për të treguar se me Alvisën ishin të lidhur gjatë spektaklit

(VIDEO) Hyseni nxjerr “prova” të reja për të treguar se me Alvisën ishin të lidhur gjatë spektaklit

November 7, 2021 0

Pas dëshmisë së Alvisës, Hyseni është sulmuar nga opinioni publik dhe është quajtur dhunues e përndjekës. Për këtë ai ka hedhur disa video në rrjetin social Instagram duke përgënjeshtruar se ka përdorur dhunë dhe se kjo është karta e fundit që përdori Alvisa për të dalë e larë. Hyseni po ashtu mendon se në këtë ka gisht dhe produksioni, pasi Alvisa i duhet emisionit dhe nuk mund ta nxjerrin.

Alvisa reagoi pas spektaklit:

Më pas Hyseni iu përgjigj:

Në spektaklin e mbrëmshëm, Hyseni tregoi se ai gjatë programit është rilidhur prapë me Alvisën, por ajo e tradhtoi me Bashkimin. Prova për këtë ishin disa video që Hysenit i kishin ardhur në rrjete sociale. Ai tha se kërkoi të përballet me Bashkimin, se nuk ka gjë me të, por thjesht ta sqaronte se është viktimë, ndërsa nga Alvisa ndihet i tradhtuar dhe shumë i prekur, sepse sipas tij e ka dashur shumë.

Alvisa nga ana tjetër mohoi gjithë akuzat e tij, duke thënë se i ka dhënë ‘shpresa’ Hysenit pasi është ndjerë e kërcënuar dhe e përndjekur. Hyseni gjithashtu tregoi regjistrime, foto e video ku Alvisa i thoshte se po bën lojë me djemtë aty dhe se do rikthehet me të. Ai tha se edhe puntatën e Prime kur erdhi, e cila xhirohet më përpara, e panë bashkë në shtëpinë e tij të Shtunën.

revista.one/