(VIDEO) “A je ti në përgjimet…”, përplasje fizike Salianji-Braçe në Kuvend: O kone, mbylle!

(VIDEO) “A je ti në përgjimet…”, përplasje fizike Salianji-Braçe në Kuvend: O kone, mbylle!

November 16, 2021 0

Ervin Salianji dhe Erion Braçe janë përplasur fizikisht në Kuvend. Ka qenë deklarata e deputetit të PD që solli irritimin e socialistit.

Nga foltorja e Kuvendit, Salianji iu drejtua Erion Braçes duke i thënë se nëse është ai zv.kryeministri që ka dalë nga përgjimet për çështjen e biznesmenit Rezart Taçi.

“Ky zotëria që ngrihet dhe bën si më i shqetësuar në përgjimet e prokurorisë italiane të dalë dhe të flasë për Rezart Tacin. Për ty e kam. A je ti zv.kryeministri që në përgjimet e prokurorisë italiane del… O kone mos mu drejto mua si kone se je mësuar me këta,” tha Salianji.

Në këtë moment Salianji i nervozuar shkon në drejtim të Braçes, i cili po i sulej foltores, ndërsa ndërhyri menjëherë garda dhe seanca u ndërpre.

Prokuroria italiane ka nisur një hetim për pastrim të 19 milionë euro të mafias “Cosa Nostra” në Shqipëri nëpërmjet dy personazheve, të cilët sipas autoriteteve atje, në komunikim me Rezart Taccin dërguan në një llogari bankare në “Alpha Bank” shumë në fjalë. Përfaqësuesit e mafias italiane erdhën disa herë në Shqipëri dhe shkëmbyen mjaft telefonata me njeri-tjetrin duke folur edhe për përfshirjen e disa ministrave, madje edhe të zv.kryeministrit shqiptar për të mundësuar zhbllokimin e këtyre parave nga llogaria bankare.

revista.one/