Kërkoi eliminimin e saj/ Ritvana nevrikoset me Bashkimin: Ta fus shishe kokës!

Kërkoi eliminimin e saj/ Ritvana nevrikoset me Bashkimin: Ta fus shishe kokës!

November 16, 2021 0

Ritvana dhe Bashkimi kanë pasur një debat të ashpër gjatë bisedës në një grup në rrjete sociale, i cili është diskutuar edhe në studio.

Ritvana është prekur nga fakti që Bashkimi ka kërkuar eliminimin e saj, ndërkohë që ajo është larguar për disa ditë nga program për arsye shëndetësore.

Ajo i tha se i ka hipur vetja në qejf dhe e cilëson veprimin e tij si cnjerëzor. Ndërsa Bashkimi i thotë se nuk ka asgjë me të, ndërsa në bisedat që kanë pasur, tregon se kishte vetëm fyerje, të cilat zgjodhi të mos i bëjë publike.

Ritvana: Është çnjerëzore se kam kaluar natën në spital, nuk e kam kaluar rrugëve, as duke pirë, kam pasur problem shëndetësore dhe Bashkimin nuk e kuptova. Plus ka dicka tjetër, në momentin që Bashkimi flet, vedos emrin tim në gojën e tij, unë i them cfarë ke, bën disa veprime injoruese. Të ka hipur vetja në qejf, por duhet të relaksohesh e të jesh më pozitiv kur njerëzit janë në spital dhe po presin përgjigje analizash. Ky është mendimi im, ta kam thënë dje e ta them prapë.

Bashkim: Më është pyetur në prapaskenë, kë do të eliminosh, thashë Ritvanën. Është në Youtube, njerëzit e shohin. Nuk kam asgjë me të, ky është mendimi im. Kjo është bërë të mërkurën, nuk e kam pasur idenë pse ka shkuar në Danimarkë dhe është transmetuar të premten, kur u kthye. Nuk kam dijeni se ku po shkon dhe në fund të ditës, është mendimi im për emisionin. Nuk ka pasur diskutim, fyerje ka pasur.

Bashkimi tha se nuk merret njerëz që shajnë me familje, gjë që nevrikosi Ritvanën. Me tone të ashpra, ajo i kërkoi të mos përfshijë familjen dhe i kërkoi të mos merret aspak me të.

Bashkimi: Nuk merrem me njerëz që shajnë me familje.

Ritvana: Edhe familja ime i sheh ato. Mbaj përgjegjësi për fjalët që thua, nuk kam ardhur të stresohem, por të shijoj eksperiencën time. Po nuk të pëlqeva mos e zgjat fare, ta fus shishe kokës, nuk të llogaris fare. Nuk mban përgjegjësi për fjalët e veta. Mos u merr me mua fare.

Bashkimi: Merrem me cfarë të dua, a ke ardhur në emision?

Ritvana: A të përmend unë ty? Nuk ka turp fare. Shpesh herë ka folur për mua. Mos e manipulo, mos përqesh, mos ironizo se nuk ke surrat as ti, as askush.

Bashkimi: Është nivel i ulët se më ka sharë me familje nga i pari tek i fundit.