(VIDEO) E shkuara e errët dhe një borxh, dyshimet për vrasjen e biznesmenit shqiptar në Greqi, gruaja e tij shtatzënë me binjakë

(VIDEO) E shkuara e errët dhe një borxh, dyshimet për vrasjen e biznesmenit shqiptar në Greqi, gruaja e tij shtatzënë me binjakë

November 17, 2021 0

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, Marios Dhiamandis, me origjinë nga Delvina, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në pikën e tij të karburantit në Atikë.

Dhiamandis rezulton i arrestuar më parë për një sasi kokaine që iu gjet në makinë. Ai është arrestuar gjithashtu edhe për një vrasje të ndodhur në Kipseli, në Athinë në shkurt të 2010-ës. Atij i është dhënë masa “detyrim paraqitje” edhe për një ngjarje kriminale të ndodhur në ishullin e Mykonos.

Dyshohet se i riu i ka borxh disa personave një shumë prej 200.000 euro. Gruaja e tij rezulton pronare zyrtare e karburantit, është shtatzënë me binjakë.

Mediat bëjnë me dije se dy autorët e vrasjes janë me origjinë shqiptare. Mësohet se pasi janë afruar pranë pikës së karburantit me një automjet kanë shkëmbyer disa fjalë me shënjestrën.

Pastaj me gjakftohtësi ata kanë nxjerr armët duke qëlluar në drejtim të biznesmenit dhe shokut të tij.

Nga të shtënat me armë zjarri ka humbi jetën biznesmeni shqiptar Dhiamandis dhe mbeti i plagosur një tjetër shqiptar.

Sipas medieve greke, autorë të panjohur kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend biznesmenin, ndërsa shtetasi tjetër me origjinë shqiptare është dërguar menjëherë në spital.

Pak më vonë, makina e autorëve tip ” BMË”, e cila dyshohet e vjedhur, u gjet e djegur në Avenue Kifissos.

revista.one/