Konkurrenti i Për’puthen rrëfehet: Jam rritur jetim, por me prindër të gjallë

Konkurrenti i Për’puthen rrëfehet: Jam rritur jetim, por me prindër të gjallë

November 18, 2021 0

Mbrëmë, në puntatën e ‘Për’puthen’ u zhvillua takimi midis Efit dhe Samiut.

Samiu ka habitur me deklaratën e tij duke thënë se është rritur jetim, pavarësisht se ka pasur prindër e familje. Për këtë i referohet faktit se ka bërë gjithmonë atë që ka dashur, pavarësisht se ka pasur apo jo mbështetjen e familjes.

Në studio zbuloi se që prej moshën 16 vjeçare është vetëm dhe ia ka dalë.

Samiu: Kam pasur prind e të gjithë, por jam rritur jetim. Kam bërë gjithmonë çfarë kam dashur. Kjo i bie të kesh prind e të rritesh jetim. Më kanë dhënë përkrahje apo jo, unë e kam ndjekur rrugën time. Jam këtu për të gjetur dikë që më ka përshtatet ose është pak a shumë si unë.

Efi: Pse thua kështu?

Samiu: Ti jeton me familjen apo vetëm?

Efi: Po. Kam dhe një vëlla. Jetojmë të katërt bashkë. Je dashuruar ndonjëherë?

Samiu: Po, 15 vjeç.

Ai nuk dëshironte të fliste shumë për familjen dhe kjo gjë i bëri skeptik ata në studio, madje Arjani tha se e dramatizoi aq shumë sa që menduan se me vërtetë ishte jetim.

Samiu gjithashtu tha se nuk i beson fare njerëzve, por ai nuk dëshironte të jepte më shumë informacion rreth familjes së tij dhe marrëdhënies me ta.