Konkurrenti i Për’puthen rrëfehet: Jam rritur jetim, por me prindër të gjallë
November 18, 2021Mbrëmë, në puntatën e ‘Për’puthen’ u zhvillua takimi midis Efit dhe Samiut.
Samiu ka habitur me deklaratën e tij duke thënë se është rritur jetim, pavarësisht se ka pasur prindër e familje. Për këtë i referohet faktit se ka bërë gjithmonë atë që ka dashur, pavarësisht se ka pasur apo jo mbështetjen e familjes.
Në studio zbuloi se që prej moshën 16 vjeçare është vetëm dhe ia ka dalë.
Samiu: Kam pasur prind e të gjithë, por jam rritur jetim. Kam bërë gjithmonë çfarë kam dashur. Kjo i bie të kesh prind e të rritesh jetim. Më kanë dhënë përkrahje apo jo, unë e kam ndjekur rrugën time. Jam këtu për të gjetur dikë që më ka përshtatet ose është pak a shumë si unë.
Efi: Pse thua kështu?
Samiu: Ti jeton me familjen apo vetëm?
Efi: Po. Kam dhe një vëlla. Jetojmë të katërt bashkë. Je dashuruar ndonjëherë?
Samiu: Po, 15 vjeç.
Ai nuk dëshironte të fliste shumë për familjen dhe kjo gjë i bëri skeptik ata në studio, madje Arjani tha se e dramatizoi aq shumë sa që menduan se me vërtetë ishte jetim.
Samiu gjithashtu tha se nuk i beson fare njerëzve, por ai nuk dëshironte të jepte më shumë informacion rreth familjes së tij dhe marrëdhënies me ta.