(VIDEO) Lushnjë, 13 -vjeçari gjendet i vetvarur, pasojë e videove në Tik Tok, mesazhi urgjent i ministres
November 21, 2021Rasti i djeshëm i vetvarjes së 13-vjeçarit në Golem të Lushnjes mendohet të jete pasojë e videove të rrezikshme. Një djalë 13 vjeç, nxënës i klasës së 7 në këtë shkollë, është gjetur i vetvarur nga mamaja e tij, i pajetë brenda shtepisë se tyre në Golem. Ata e nisen me urgjencë për ndihmeë mjeksore, por fëmija kishte ndërruar jetë ne vend.
Të gjithë janë shokuar për ngjarjen. Shokët e klases mendojnë se 13 vjecari ka dashur të bëjë video ne Tik Tok dhe diçka ka shkuar keq.
Në llogarinë e Tik Tok-ut 13 vjeçari ka shkruar: njerëzit largohen kur krijon varësi ndaj tyre. Edhe videot e tjera qe ka postuar i mituri kane mesazhe dhune, vrasje dhe gjak.
Sot ai u percioll per ne banesen e fundit, por bashkemoshataret e tij, edhe pse jane pjese e dhimbjes, nuk arrijne te kuptojne mesazhin që la pas djali.
Kjo ishte faqja e 13 vjeçarit në rrjetin social “Tik-Tok”.
Reagimi i ministres
Minsitrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për vetëvrasjen e 13 vjeçarit në Lushnjë i cili u gjet i vetëvarur në shtëpinë e tij ditën e djeshme.
Postimi i plotë:
URGJENTE!
Jam shumë e tronditur nga ngjarja e fundit e 13 vjeçarit në Lushnje!
Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në burime apo informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çeshtjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme. Edhe para pak ditësh e ngrita si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit “Shkolla për Shëndetin” ku theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.
Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale!
revista.one/