E mitura denoncon babain tek psikologia e shkollës, arrestohet për ngacmim 43-vjeçari nga Kamza

E mitura denoncon babain tek psikologia e shkollës, arrestohet për ngacmim 43-vjeçari nga Kamza

November 21, 2021 0

Sërish në Kamëz, një e mitur dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga babai i saj 43-vjeçar. Policia ka vendosur në pranga këtë të fundit, ndërsa vajzës së mitur i është ofruar asistencë psikologjike. Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar me inicialet J.D., i cili është denoncuar nga e bija e mitur se ka abuzuar me të. Kallëzimi është bërë në komisariatin nr 5 të Kamzës.

Ka qenë psikologia e shkollës ku ndjek mësimet e mitura ajo që ka zbuluar abuzimin. Burime bëjnë me dije se e mitura i ka rrëfyer psikologes rreth problemeit të saj, pasi ajo ishte interesuar për shkak të sjelljeve që kishte ndryshuar vajza. e mitura kishte rënë në sytë e stafuit të shkollës dhe psikologes për ndryshim në sjellje, ç’ka ka nxitur interesin për të zbuluar se çfarë i ka ndodhur.

Këtë fundjavë, në këtë zonë janë bërë dy denoncime të ngjashme, të cilat po verifikohen dhe nëse do të rezultojnë të vërteta do të merren masa konkrete. 

Ky është një rast i përsëritur në Kamëz, pasi vetëm disa javë më parë, një 27 vjeçari dhunoi mizorisht dhe dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij 6 vjeçare. Kjo e fundit përfundoi me hemoragji e fraktura të rënda në spitalin e Traumës ku për disa ditë iu nënshtruar kontrolleve të intensifikuara. 

revista.one/