Hysaj: Andorën e njohim, do ta nisim me këmbë të mbarë!
March 23, 2021Nga grumbullimi me kombëtaren në Barcelonë foli edhe Elseid Hysaj në konferencën për shtyp ku nënvizoi se kuqezinjtë duhet ta nisin mbarë me Andorrën dhe më pas të mendojnë për ndeshjet e tjera.
“Eshtë një start i ri për ne, do të luajmë 3 ndeshje në pak ditë por jemi mësuar sepse prej një viti po luajmë me një kalendar të tillë të ngjeshur dhe nuk mendoj se do të jetë problem. Jemi i njëjti grup pak a shumë, nuk ka ndryshime dhe duhet të tregojmë pak nga fryma e kaluar në Ligën e Kombeve dhe pak nga e fryma e re me Bajramin dhe të tjerë“.
Lidhur me grumbullimin për here të parë të fantazistit shqiptar me origjinë nga Tetova, Nedim Bajrami, Hysaj shprehu lëvdata dhe bindje se do të bëjë mirë në Kombëtare.
Bajrami ka kualitet, kam folur me të dhe është një lojtar shumë i mirë. Kualitetet I ka, presion nuk ka sepse aty ku luan është qytet I vogël dhe I qetë. I kam thënë që të bëjë lojën e tij dhe të tregojë çka di. Sa për Andorrën, është ë mirë kur e njeh kundërshtarin dhe duhet ta nisim me këmbën e mbarë. Në emër është I lehtë por futbolli ka të papritura. Nëse jemi të përqëndruar, do e bëjmë ndeshjen e lehtë dhe nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin sepse në të kundërt do na kthehet ndeshja në disfavor”
Lidhur me skemën që po përdor Reja, tashmë një 3-5-2 i konsoliduar, Elseid Hysaj e pranoi se në fillim skuadra nuk i kuptonte lëvizjet pasi nuk kishin dhe kohën e mjaftueshme për t’u përshtatur por tashmë ai konfirmoi se djemtë janë adaptuar me gjithçka që i kërkon trajneri./revista.one/