“30 mijë Euro  për t’u bërë çift”, Arbana u përgjigjet komenteve që qakullojnë mbi Big Brother VIP

“30 mijë Euro për t’u bërë çift”, Arbana u përgjigjet komenteve që qakullojnë mbi Big Brother VIP

December 11, 2021 0

Moderatorja historike e “Big Brother”, Arbana Osmani, e cila edhe këtë vit është në drejtimin e këtij programi, i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.

Ajo i ka kërkuar atyre t’i tregojnë teoritë konspirative që kanë dëgjuar për “BB VIP”.

“Që dikush nga pjesëmarrësit ka marrë 30 mijë euro për t’u bërë çift fallco me një tjetër pjesëmarrës.”- shkruan dikush.

“Po, ashtu është.”- i është përgjigjur Arbana me humor, me në sfond Sara Hoxhën duke qeshur me të madhe.

“Që fituesin e ke zgjedhur pa e ditur ende kush do ishin konkurrentë.”- shkruan dikush tjetër.

“Po, po. Madje fituesi as nuk konkurron këtë vit. Thjesht do fitojë direkt.”- përgjigjet ajo.

“Që lekët në fund i merr ti dhe fituesit s’i jepni asgjë.”- është një tjetër përgjigje.

“Unë i kam marrë përpara.”- ia kthen Arbana.

“Që i jepni instruksione disa banorëve në dhomën e rrëfimit.”- është një supozim tjetër.

“Ëhë. Dhe ata binden. Dhe gjithë Shqipëria sheh një program jo të vërtetë. Dhe e ndjek, e komenton, e pëlqen, apasionohet, pikërisht se nuk është i vërtetë. Se po të ishte i vërtetë, nuk do e ndiqte. Por pikërisht se është fallco, e ndjek i madh dhe i vogël.”- ia kthen Arbana me ironi.

“Që Donaldit aq shumë i keni bërë presion, sa i keni humb 15 kg sigurtë.”

“Aman ma gjeni atë që i ka bërë presion, të vijë të më bëjë dhe mua, të humbas dhe unë ca kile.”- ia ka kthyer moderatorja.

Po ashtu, ditën e djeshme qarkulloi lajmi se banorët e “Big Brother VIP” paguhen 1500 euro në javë për qëndrimin e tyre në shtëpi.

revista.one/