(VIDEO) Shfrenohen banoret e BBV, Arjola puth në buzë Beniadën

(VIDEO) Shfrenohen banoret e BBV, Arjola puth në buzë Beniadën

December 11, 2021 0

Për të “impresionuar” Meridianin dhe për të treguar se janë shoqe të mira bashkë, Arjola dhe Beniada kanë marrë vëmendjen e të gjithëve kur kanë shkëmbyer një puthje në buzë me njëra-tjetrën.

“Baby kiss” mes vajzave është komentuar menjëherë në rrjet, teksa me humor shikuesit shprehen se përveç çiftve, tashmë plasën çokollatat edhe mes vajzave.

Arjola u mërzit mbrëmjen e kaluar gjatë emisionit, pas një debati me Donaldin. Për këtë arsye, Beniada vendosi t’i qëndronte pranë.

Donaldi i tha asaj të mbante një qëndrim personal për situatat dhe të mos mbronte Ilirin për gjithçka, pasi kjo po e penalizonte në lojë.

Megjithatë, Arjola nuk i priti mirë fjalët e tij dhe vazhdoi diskutimin me tone të ashpra, duke i shpjeguar banorëve se për Ilirin kishte respekt, ndaj kishte vendosur ta mbështeste.

Situata mes tyre agravoi aq shumë, sa sot Donaldi mori vendimin të mos i fliste më Arjolës. revista.one/